Në konferencën e kryesuar nga Presidentja e Komisionit Europian Zj. Ursula von der Leyen, Zvicra u përkushtua për të dhënë 10.2 milion franga zvicerane (afërsisht 9.6 milion Euro) për përpjekjet për rindërtim në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit. Midis donatorëve dy-palësh të granteve, Zvicra është me vendet kryesore pas Francës, Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë, Turqisë dhe Gjermanisë.
"Ne jemi të bindur se një përpjekje e koordinuar e qeverisë së Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar mund të ndihmojë në zbutjen e efekteve negative të kësaj fatkeqësie që i ndodhi Shqipërisë. Konferenca e sotme është një hap i rëndësishëm në këtë udhëtim”, tha Ruth Huber, Zv. Drejtore e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, pjesë e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.
Solidariteti ndërkombëtar mundësoi një përkushtim të përgjithshëm prej 1.15 miliardë Euro në Konferencë. Ky tregues i mbështetjes erdhi pas një Vlerësimi të Nevojave Post-Fatkeqësi të kryer nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.
“Kjo i ka tejkaluar të gjithë pritshmëritë e mia”, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e tij pas konferencës.
Financimi zviceran do të jetë në formën e granteve dhe do të fokusohet në reduktimin e rreziqeve të fatkeqësive si dhe në rritjen e aftësive ripërtëritëse, perfshirë ‘rindërtimit më të mirë’. Ekspertizë zvicerane gjithashtu do të jetë gati për të dhënë kapacitete në këto fusha.
Mbështetja e Zvicrës pas tërmetit ishte e menjëhershme në tre linja veprimi: skuadra me inxhinerë të strukturave, asistencë humanitare dhe strehim, si dhe mbështetje financiare për më të prekurit. Gjithashtu, përmes programit të shëndetësisë, Ambasada e Zvicrës siguroi 500,000 franga zvicerane (afërsisht 450,000 Euro) për të rindërtuar 5 qendra shëndetësore në Durrës, Tiranë dhe Krujë.
Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019 mori 51 jetë, shkatërroi ose dëmtoi mijëra shtëp dhe ndërtesa publike, dhe zhvendosi 17,000 njerëz.