Zvicra përkushton 10.2 milion franga si grante për të ndihmuar rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit

Article, 18.02.2020

Zvicra iu bashkua shteteve anëtare të Bashkimit Europian si dhe vendeve dhe organizatave të tjera në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve ‘Bashkë për Shqipërinë’

Thousands of buildings were damaged or destroyed during the 26 November earthquake in Albania.
Mijëra ndërtesa u dëmtuan apo u shkatërruan gjatë tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri. © Keystone

Në konferencën e kryesuar nga Presidentja e Komisionit Europian Zj. Ursula von der Leyen, Zvicra u përkushtua për të dhënë 10.2 milion franga zvicerane (afërsisht 9.6 milion Euro) për përpjekjet për rindërtim në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit. Midis donatorëve dy-palësh të granteve, Zvicra është me vendet kryesore pas Francës, Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë, Turqisë dhe Gjermanisë.

"Ne jemi të bindur se një përpjekje e koordinuar e qeverisë së Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar mund të ndihmojë në zbutjen e efekteve negative të kësaj fatkeqësie që i ndodhi Shqipërisë. Konferenca e sotme është një hap i rëndësishëm në këtë udhëtim”, tha Ruth Huber, Zv. Drejtore e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, pjesë e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës. 

Solidariteti ndërkombëtar mundësoi një përkushtim të përgjithshëm prej 1.15 miliardë Euro në Konferencë. Ky tregues i mbështetjes erdhi pas një Vlerësimi të Nevojave Post-Fatkeqësi të kryer nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.

“Kjo i ka tejkaluar të gjithë pritshmëritë e mia”, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e tij pas konferencës.

Financimi zviceran do të jetë në formën e granteve dhe do të fokusohet në reduktimin e rreziqeve të fatkeqësive si dhe në rritjen e aftësive ripërtëritëse, perfshirë ‘rindërtimit më të mirë’. Ekspertizë zvicerane gjithashtu do të jetë gati për të dhënë kapacitete në këto fusha.

Mbështetja e Zvicrës pas tërmetit ishte e menjëhershme në tre linja veprimi: skuadra me inxhinerë të strukturave, asistencë humanitare dhe strehim, si dhe mbështetje financiare për më të prekurit. Gjithashtu, përmes programit të shëndetësisë, Ambasada e Zvicrës siguroi 500,000 franga zvicerane (afërsisht 450,000 Euro) për të rindërtuar 5 qendra shëndetësore në Durrës, Tiranë dhe Krujë.

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019 mori 51 jetë, shkatërroi ose dëmtoi mijëra shtëp dhe ndërtesa publike, dhe zhvendosi 17,000 njerëz.