Decentralizimi ka ecur përpara, hapa të mëtejshëm nevojiten për ta bërë funksional, thonë ekspertët

Press releases, 23.11.2018

Një rishikim i procesit të decentralizimit në Shqipëri u prezantua dhe diskutua gjatë një conference me fokus tek implementimi dhe financat vendore

Swiss Ambassador Adrian Maître addressing the conference on decentralisation in Albania. ©
Ambasadori zviceran Adrian Maître duke folur në konferencën mbi decentralizimin në Shqipëri. © FDFA

Zv. Kryeministrja Senida Mesi hapi një konferencë mbi vlerësimin afat-mesëm të procesit të decentralizimit, organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Financave dhe Ekonomisë.  

Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja Mesi falendëroi qeverinë zvicerane për angazhimin shumë-vjeçar ndaj zhvillimit dhe demokratizimit të qeverisjes vendore, u ndal tek reforma e organizimit administrative-territorial duke e nënvizuar atë si një prej reformave që i ka hapur rrugë tashmë një procesi efektiv decentralizimi dhe ndërtimi të një autonomie reale vendore: përfaqësim më të mirë, demokraci vendore të prekshme dhe shërbime më cilësore e më lehtë të aksesueshme në secilën njësi të vendit. Ajo përmendi gjithashtu disa prej arritjeve të deritanishme të aktorëve vendorë që pas ndërmarrjes së kësaj reforme.

“Kemi rritje të ardhurash nga taksat dhe tarifat vendore të mbledhura nga bashkitë me 28%, si dhe rritje shpenzimesh për investimet vendore nme 88 % në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016. Në të njëjtën kohë, kemi përmirësim të treguesve makroekonomike lidhur me planifikimin e të ardhurave  për pushtetin vendor, si dhe një orientim të zhvillimit të qëndrueshëm territorial nëpërmjet miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, deri tani për 26 Bashki  të vendit”, u shpreh Znj. Mesi, teksa nënvizoi faktin që ka përmirësim të shtrirjes dhe menaxhimit të shërbimeve vendore, si në rastin e menaxhimit të sistemit të ujitjes dhe kullimit, rritjes së mbulimit territorial të shërbimit  zjarrfikës, shtimit të fondit të pyjeve dhe kullotave, shërbimit të transportit ndërlidhës në zonat rurale etj

“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në reformën territorial dhe forcimin e bashkive. Decentralizimi është një mjet drejt qeverisjes së mirë vendore. Decentralizimi i pushtetit i sjell vendimet aty ku njerëzit janë, duke konsideruar aspiratat dhe nevojat e çdo komuniteti, sado i vogël apo i largët, si dhe nevojat e sektorit privat në këto komunitete”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître. Ai përmendi se progresi është i dukshëm përsa i përket delegimit të më shumë funksioneve tek bashkitë, dhe shtoi se “ajo që duhet tani është zbatimi i ligjeve dhe konsolidimi i reformave”.

Një gjetje kryesore nga vlerësimi ishte se bashkitë e reja kanë arritur disi një shkallë në kohezionin territorial dhe social dhe një vision të integruar për zhvilim, pas tre vitesh të Reformës Territoriale Administrative..

Konferenca u mbështet nga Programi zviceran për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor – dldp –dhe shërbeu si platformë për dialog mbi se si të ecet përpara me decentralizimin. Mbështetje nga programi zviceran u dha që nga fillimi i Reformës Territoriale dhe Administrative në 2015.