Studentë të rinj marrin certifikatë nga shkolla e mbështetur nga Zvicra

Article, 21.01.2020

Një grup prej 27 të rinjsh që janë udhëheqës politikë, aktivistë civilë, dhe nënpunës publikë u diplomuan me sukses nga Akademia e Studimeve Politike

Swiss Ambassador in Albania Adrian Maître (left) handing out certificates to graduates of the Academy of Political Studies
Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître (majtas) gjatë shpërndarjes së certifikatave për të diplomuarit nga Akademia e Studimeve Politike. © Gent Shkullaku

Të 27 të diplomuarit përfunduan një cikël studimi një-vjeçar i cili përfshin leksione, vizita studimore dhe hulumtime që fokusohen tek qeverisja e mirë dhe reformat e rëndësishme të vendit.

Zv. Kryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi, Ambasadori zviceran në Tiranë Adrian Maître dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë Jutta Gützkoë, shpërndanë certifikatat dhe uruan pjesëmarrësit në këtë çast të rëndësishëm.

Programi shkollës është i veçantë duke qenë se ai mbledh përfaqësues nga forca të ndryshme politike si dhe vendim-marrës, autoritete vendore, dhe aktivistë civilë me synim shkëmbim përvojash, lehtësimin e dialogut dhe krijimin e ideve të reja.

Zv. Kryetarja Vasilika Hysi i ftoi të diplomuarit të ofrojnë ekspertizën e tyre në komisionet parlamentare dhe në axhendën e integrimit të Shqipërisë. "Është në interesin e vendit dhe të Parlamentit të Shqipërisë që të gjithë ju të diplomuarit e Akademisë, të kontribuoni me ekspertizë në strukturat e parlamentit për kapitujt e integrimit si dhe për proceste e konsultimit”, tha Zj. Hysi.

Ambasadori zviceran Adrian Maître inkurajoji të sapo-diplomuarit që të ndajnë dhe të promovojnë vlerat e udhëheqjes së ndryshimit, dialogut dhe hapjes. “Ndryshimi pozitiv vjen nga agjentët e ndryshimit dhe këta janë individë dhe grupe me vlera, ide të reja dhe vision. Gjithashtu, me kurajë dhe guzim që këto vlera, ide dhe vizione t’i nxjerrin në pah dhe t’i zbatojnë. Unë sot shoh këtu 27 agjentë ndryshimi”, deklaroi ambasadori Maître.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë Jutta Gützkoë theksoi rolin e rëndësishëm që luan Akademia dhe rrjeti i saj i të diplomuarve në transmetimin e vlerave të Këshillit të Europës në Shqipëri. “Në ditët ë sotme demokracitë Europiane janë përballë shumë kërcënimeve dhe është me e rëndësishme se kurrë që të forcojmë shoqëri demokratike të bazuara në kulturën politike të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut”, tha ajo.

Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike Erjon Tase falënderoi Këshillin e Europës dhe qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e tyre. “Shoqëria shqiptare ka nevojë për dialog politikë dhe besim për një të ardhme më të mirë. Të diplomuarit e Akademisë janë një shembull pozitiv dhe sjellin shpresë për ata të rinj të zhgënjyer të cilët duan të largohen nga Shqipëria”.

I diplomuari Admir Malaj ndau me të pranishmit historinë e tij të suksesit se si një fushatë katër-vjeçare dhe aktivizmi civil së bashku me student të farmacisë arritën ratifikimin nga Shqipëria të konventës së Këshillit të Europës për sigurinë farmaceutike "Pharmacopeia".

Ceremonia vazhdoi me festimin vjetor të rrjetit të të diplomuarve.

Akademia e Studimeve Politike nisi në Shqipëri  në 2007 si pjesë e rrjetit të 21 shkollave nga Këshilli i Europës në demokracitë e sapo-dala të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) mbështet Akademinë si pjesë e programit të qeverisjes demokratike në Shqipëri.