Tregtia dhe bujqësia organike: thirrje e re për financimin e aktiviteteve në Shqipëri


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Article, 26.07.2022

Një program nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike SECO do të bashkë-financojë aktivitete në sektorin organik 

Farmers in the region of Korçë, southeastern Albania. ©
Farmers in the region of Korçë, southeastern Albania. © FDFA

Tregtia Organike për Zhvillim – OT4D – një program i  Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO – hap Fondin për Përshkallëzimin e Bujqësisë Organike (SUOF) për të bashkë-financuar aktivitete të vlefshme dhe efektive, që kanë potencial për të shtuar vlerë në objektivat e programit dhe në tregjet organike të Shqipërisë. 

A jeni aktualisht duke drejtuar aktivitete organike në Shqipëri? Lexoni këtë informacion dhe aplikoni deri në 31 gusht.

Tregtia Organike për Zhvillim – OT4D menaxhohet nga IFOAM-Organics International, së bashku me konsorciumin Helvetas-FiBL dhe me mbështetje nga partnerë zbatues vendor.

SUOF është një skemë financimi projektesh e dizenjuar për të bashkë-financuar aktivitete të vlefshme dhe efektive në sektorin organk në mbështetje të nismave ekzistuese organike në tregjet vendore në Shqipëri.

Fondet e disponueshme do të alokohen për biznese ekzistuese të cilat dorëzojnë propozime me rezultatet më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit organic në Shqipëri dhe me fokus në sfidat e mëposhtme:

  • Aksesi në tregjet lokalë
  • Zhvillimi i zinxhirit(eve) të vlerave
  • Ofrimi i shërbimeve (inputet organike, asistenca teknike, etj.)

Propozimet duhet të adresojnë inovacione tregtare, teknike dhe insitucionale.

Më shumë informacion është i disponueshëm këtu ose aplikoni drejtpërdrejt në faqen e OT4D këtu.