Tender për transmetimet e takimeve të këshillave bashkiake
“Bashki të Forta” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, i zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation (HSI).
Në kuadër të mbështetjes së tij për këshillat bashkiake, projekti është në kërkim të një shoqërie tregtare që ofron asistencë të fortë (hard) dhe të butë (soft) për këshillat bashkiake shqiptare (minimumi 32) duke mundësuar transmetimin “drejtpërdrejt” të mbledhjeve të këshillave bashkiake përmes mediave sociale (p.sh. Facebook).
Bashki të Forta fton kompanitë që të dorëzojnë ofertë për furnizimin e pajisjeve të nevojshme për këshillat bashkiakë, si edhe të ofrojë asistencë dhe trajnim gjatë fazës së instalimit.
Një buxhet i përgjithshëm maksimal prej 220 000 Euro (me TVSH) është caktuar për ekzekutimin e këtij mandati. Kjo përfshin gjithë kostot e lidhura, si tarifa, shpenzime administrative dhe taksa për të gjithë zërat e propozuar.
Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 22.08.2022, jo më vonë se ora 11.00
Për më shumë detaje mbi proçesin e tenderit ndiqni këtë link.