Programi

Programi i Bashkëpunimit Zviceran 2026-2028

Foto e kopertinës të Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2026-2028
Foto e kopertinës së Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2026-2028. ©FDFA

Programi i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri kontribuon në qëllimin e politikës së jashtme të Zvicrës për të promovuar stabilitetin dhe integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor. Në përputhje me Strategjinë e Politikës së Jashtme Ekonomike të Zvicrës, ai mbështet krijimin e kushteve të favorshme për investimet, zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës, duke forcuar kështu partneritetet ekonomike afatgjata midis dy vendeve. Zvicra vijon të jetë një donatore dypalëshe dhe partnere zhvillimi e përkushtuar për Shqipërinë, përmes programeve të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO.

Shkarko këtu Programin e Bashkëpunimit Zviceran 2026-2028.

Programi i Bashkëpunimit Zviceran 2022-2025

Foto e kopertinës të Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2022-2025 (PDF, 44 Pages, 10.4 MB, Albanian)
Foto e kopertinës. © FDFA / ALBES FUSHA

Zvicra është një nga partnerët kryesorë dypalësh për zhvillim e bashkëpunim  në Shqipëri. Qëllimi është të kontribuojë për një demokraci funksionale, institucione dhe shërbime publike efektive; ekonomi tregu të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse e konkurruese; zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe arritjen e zbatimin e standardeve dhe vlerave evropiane.

Programi i Bashkëpunimit Zviceran 2022-2025 (PDF, 44 Pages, 10.4 MB, Albanian)

Një vështrim i shpejtë - ekstrakt nga Programi i Bashkëpunimit 2022-2025

Fletëpalosja e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2022-2025 (PDF, 4 Pages, 3.4 MB)
Foto e kopertinës së fletëpalosjes. © FDFA

Për një vështrim të shpejtë në përmbajtjen e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2022-2025, mund të shkarkoni fletëpalosjen duke klikuar imazhin më lart ose duke ndjekur këtë link (PDF, 4 Pages, 3.4 MB)..