Local news, 10.06.2021

Kampionati Evropian i Futbollit është më në fund këtu, dhe për të festuar këto kohë të sportivitetit të mirë kemi biseduar me krahun e majtë zvicerano-maqedonas Ezgjan Alioski nga Klubi i Premier ligës Angleze Leeds United FC. Ai është një nga shtyllat thelbësore të ekipit të suksesshëm të ëndrrave që luan për Maqedoninë e Veriut!

Ezgjan Alioski © FFM

Urimet më të ngrohta që keni shkruar histori në Maqedoninë e Veriut duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian të Futbollit!

Cili është sekreti që një grup kaq i larmishëm për nga përvoja, trashëgimia dhe gjuhët mund të bëhet një ekip kaq i fortë?

E.A.: Trajneri ynë, Igor Angellovski, ka mbajtur të njëjtët lojtarë së bashku si një ekip gjatë 5-6 viteve të fundit dhe na ka dhënë besimin e tij. Ky besim na ka mundësuar që të rritemi si ekip dhe të njihemi me njëri-tjetrin për një periudhë më të gjatë. Deri tani të gjithë e njohim njëri-tjetrin shumë mirë, i njohim pikat e forta dhe të dobëta të çdo kolegu, kështu që kjo ndihmon. Edhe pse disa prej nesh kanë prejardhje paksa të ndryshme - shumica prej nesh flasin ose shqip ose maqedonisht - në fushë nuk ka shumë rëndësi, sepse loja i bën të gjithë të flasin të njëjtën gjuhë: futbollin.

Ju jeni një model për kaq shumë të rinj, veçanërisht në dy vendet tuaja të origjinës Maqedoninë e Veriut dhe Zvicrën por edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku po luani një sezon të parë të mahnitshëm në Premier ligën.

A ka ndonjë pjesë specifike të kulturave të ndryshme me të cilat keni krijuar personalitetin tuaj për t'ju ndihmuar të arrini përparimin e madh dhe të bëheni kaq i suksesshëm në karrierën tuaj?

E.A.: Mendoj se gjëja më e rëndësishme për suksesin tim ka qenë ambicja ime. E kam pasur ëndërr të luaj në Premier ligë që nga fëmijëria ime, siç e kanë shumë fëmijë. Dhe me çdo hap të vogël që bëra, kurrë nuk e lash atë qëllim të më largohej nga mendja. Faktori tjetër ishte qëndrueshmëria: Hasja në shumë pengesa dhe më duhej të përdorja masa alternative për të qëndruar në rrugën e duhur dhe për të arritur qëllimet e mia. Rruga ime për në Premier Liga ishte plot me pengesa dhe kaloi nëpër Ligën e tretë të Zvicrës  (Promotion League), Ligën e dytë të Zvicrës (Challenge League), Super Ligën e Zvicrës, Kampionati Anglez, dhe më pas përfundimisht Premier Liga. Të rruash një qëndrimi profesional  është gjithashtu shumë e rëndësishme. Futbolli nuk është vetëm pasioni im, por është edhe puna ime. Dhe si në çdo punë tjetër, duhet të jem i përpiktë, ta bëj punën time me zell, etj. Çdo lojë është një kartëvizitë që ua shpërndaj njerëzve të tjerë, dhe kështu prezantoj veten. Gjithashtu, marrja e llojit të duhur të mbështetjes në jetën time ka qenë thelbësore për suksesin tim. Familja ime gjithmonë më ka mbështetur gjatë gjithë karrierës sime. Fakti që kisha një ekip të mirë menaxherial pas meje dhe këshillat e mira nga agjenti im më ka ndihmuar gjithashtu të marr vendimet e duhura.

Zvicra dhe Maqedonia e Veriut janë të dy vende ku përdoren më shumë gjuhë. Përveç anglishtes dhe spanjishtes, ju flisni maqedonisht, shqip si dhe gjermanisht, italisht dhe frëngjisht tre nga katër gjuhët zyrtare në Zvicër.

Çfarë domethënie kanë për ju gjuhët dhe shumë-gjuhësia?

EA: Kam interes të madh për gjuhët, sepse ato më mundësojnë të komunikoj njerëz të llojllojshëm. Për shembull, spanjishtja më mundëson të kuptoj Macelo Bielsa-në. Kjo është e rëndësishme sepse sa më mirë ta kuptoj atë, aq më mirë mund të përkthej gjithçka që ai pret nga unë në fushë.

Duke pasur të dy kulturat në zemrën dhe shpirtin tuaj: sipas mendimit tuaj, çfarë mund të mësojnë zviceranët nga Maqedonia e Veriut dhe në çfarë mund të bëhen njerëzit në Maqedoninë e Veriut më zviceranë?

E.A.: Kjo është një pyetje e vështirë, dhe do të duhet ta përgjithësoj. Ndoshta, njerëzit nga Maqedonia e Veriut janë më të relaksuar dhe më të mirë në shprehjen e emocioneve të tyre në sportet garuese. Është mahnitëse të shohësh pasionin e tyre në gara. Nga ana tjetër, zviceranët priren të jenë shumë të disiplinuar dhe ta marrin organizimin me shumë seriozitet. Të dy popujt kanë cilësitë e tyre dhe mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

Çfarë nuk ka në frigoriferin tuaj në Leeds që ju mungon më shumë nga Zvicra dhe Maqedonia e Veriut?

E.A.: Nga Maqedonia e Veriut më mungojnë ajvari dhe byreku, dhe nga Zvicra Ovomaltine dhe çokollata zvicerane.

Faleminderit shumë për kohën tuaj dhe ju dëshiroj shumë fat në kampionatin Evropian! Do t'ju mbajmë fat! Hopp MK!

Zvicra dhe Maqedonia e Veriut jo vetëm që kanë lidhje të ngushta kulturore për shkak të diasporës të konsiderueshme dhe yjeve si Ezgjan Alioski por kanë shumë gjëra të përbashkëta si fakti se janë vende shumëgjuhëshe, malore dhe pa dalje në det. Zvicra ka mbështetur agjendën e zhvillimit të Maqedonisë së Veriut që nga viti 1992 dhe sapo nisi një Program të ri Zviceran për Bashkëpunim Maqedonia e Veriut 2021 - 2024 (PDF, 32 Pages, 3.4 MB, English) për të vazhduar miqësinë tonë përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë.

Last update 19.07.2023

  • FDFA Communication answers media queries Mondays to Fridays during office hours and operates a weekend emergency on-call service.

Contact

FDFA Communication

Federal Palace West
3003 Bern

Phone (for journalists only):
+41 58 460 55 55

Phone (for all other requests):
+41 58 462 31 53

Start of page